Shisha që konsumojnë të rinjtë shkakton 3 sëmundje vdekjeprurëse

92 përqind e rasteve të sëmundjes së kancerit në mushkëri vjen nga thithja e tymrave të ndryshëm, duke filluar nga duhani e deri tek tymi i shisheve. E kjo e fundit ka bërë bujë tek të rinjtë kosovarë, të cilët argëtohen duke pirë shisha, e nuk i mendojnë farë dëmet që i shkaktojnë organizmit.

Marketing

Specialisti i mushkërive tregon për tri sëmundjet që i shkakton shisha.

Se a i shkaktojnë dëme organizmit të njeriut tymrat e shisheve, dhe cilat lloje të sëmundjeve i sjellë, ka treguar pulmologu, njëherësh specialist i sëmundjeve të mushkërive, Skender Baca.

Doktori i cili trajton sëmundjet e mushkërive, Skender Bacaj ka thënë se organizmi i njeriut është i projektuar për të thithur ajër të pastër me qëllim të furnizimit me oksigjen, dhe jo abuzimin të organizmit përmes tymrave të ndryshme.

Doktori ka shtuar se njeriu mashtrohet pas tymit të shishes duke menduar se ka përfitim kënaqësie përmes saj, por në fakt është e kundërta, sepse pasojat e tymit që thithë njeriu do ti kuptoj pas 30 viteve.

“Trakti respirator është i projektuar që biologjikisht ta thithë ajrin sa më të pastër me qëllim të furnizimit me oksigjen dhe në momentin që ne e abuzojmë këtë princip biologjik qoftë me tym të duhanit, qoftë me tym të shishes që është tani aktuale në Kosovë, atëherë ne e privojmë organizmin tonë nga një proces fiziologjik i cili shndërrohet në patologjik dhe me dëme të mëdha të cilat ne i parashikojmë dhe të cilat nuk janë akute, dhe njeriu mashtrohet sepse mendon që ka përfitim nga duhani apo nga tymi i nargjilesë – shishes, dhe pasojat vijnë pas 30 viteve, por ato janë, dhe atëherë ato janë të riparueshme”, ka thënë Bacaj për Insajderin.

Specialisti i mushkërive ka shtuar se 98 përqind e rasteve të sëmundjeve të kancerit në mushkëri është pikërisht nga tymrat e ndryshëm, qoftë i duhanit apo llojet tjera.

Bacaj ka shtuar se tymi i shisheve është më i pastër përshkak se i njëjti kalon nëpër ujë në pajisjen në të cilën përdorët, dhe ajo e bënë më të pastër. Por, pavarësisht kësaj doktori ka thënë se sasia e banishtave dhe e tymrave që përzihen i bëjnë shkaktarë të shumë sëmundjeve, duke nisur nga Bronkiti, Efizema, e duke përfunduar tek kanceri i mushkërive.

“Ne e dimë që 92 përqind e rasteve të sëmundjes së kancerit në mushkëri është nga tymi i duhanit, duke përfshirë dhe tymrat të tjera, dhe vetëm 3 përqind janë nga gjenetika, pra trashëgimia. Tash nëse e bëjmë krahasimin e tymit të duhanit nga nargila – shisha, është e vërtetë që tymi është më i pastër sepse kalimi i çfarëdo lloj tymi nëpër ujë filtrohet, mirëpo problemi është që sasia që përzihet për shishen, është se aty po përzihen barnishta tym i duhanit, të cilat janë të pakontrolluara dhe që janë shkaktarë të lloj lloj sëmundjesh, duke filluar nga ‘bronkiti, efizema e deri tek kanceri i mushkërive’”, ka thënë Bacaj.

Doktori ka bërë apel për prindërit që mos t’i lejojnë fëmijët e tyre të shkojnë nëpër lokale nëpër të cilat shërbehen shishat, apo edhe pije të ndryshme alkoolike.

Fëmijët nën moshën 18 vjeçare duhet të kontrollohen nga prindërit, në mënyrë që fëmijët nën këtë moshë të mos i frekuentojnë këto lokale dhe lokalet ku shërbehen shisha, e alkoole të ndryshme”, ka përfunduar doktori Skender Bacaj.

Miti se shisha, përveçse më “interesante” por me një tym “të filtruar” ka rritur shumë numrin e përdoruesve të saj, sidomos tek të rinjtë. Madje në vitin 2015 shisha nuk u përfshi në Sistemin Mbikëqyrës të Sjelljeve të Rrezikshme Rinore. Por studimi më i ri i cili përfshin 542 artikuj shkencorë zbuloi se në një seance nargjile çlirohet 125 herë më shumë tym, 25 herë më shumë katran, 2.5 herë më shumë nikotinë dhe 10 herë më shumë monoksid karboni sesa cigarja. Edhe pse tymi i shishes kalon nëpër qypin me ujë ajo përsëri nuk arrin të filtrojë tymin nga shumë substanca të dëmshme dhe kancerogjene, monoksidi i karbonit dhe metalet.

Marketing