Shiste gruan e tij, publikohet identiteti i shqiptarit

Një person është arrestuar mbrëmë në Ferizaj për trafikim me njerëz.

Marketing

Sinjali raporton se personi i arrestuar është Fatmir Rushiti, 51-vjeçar.

Rushiti u arrestua mbrëmë në fshatin Koshare pas një hetimi disa mujor nga Njësia për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore dhe i njëjti u zbulua se për rreth dy vite ka detyruar bashkëshorten e tij 52-vjeçare që në këmbim të parave të kryejë marrëdhënie seksuale me persona të ndryshëm të cilët i ka siguruar ai.

Pas arrestimit, 51-vjeçari është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar nga hetuesit në praninë e avokatit të tij mbrojtës.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Rushiti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Trafikim me njerëz’.

Marketing