Shiten biletat për Angli-Shqipëri, stadiumi “Wembley” me 87 mijë tifozë më 21 Mars

Nuk ka më asnjë biletë për ndeshjen Angli-Shqipëri që do të luhet më 21 Mars në Londër. Federata Angleze e Futbollit njoftoi këtë të martë se i gjithë stadium “Wembley” do të jetë i mbushur për këtë sfidë kualifikuese të Botërorit 2026.

Marketing

Në këtë takim do të ketë 87 mijë të pranishëm, kapaciteti i lejuar nga UEFA, ku pritet që tifozët shqiptarë të jenë të pranishëm edhe në sektorë të tjerë të stadiumit përveç atyre të përcaktuar.

Çmimet e biletave të nxjerra në shitje ishin nga 12,5 deri në 120 Paund. Ndeshja me Anglinë do të jetë e para në fushatën kualifikuese të Kupës së Botës 2026 ku si zakonisht do ta ndiqni direkt në TV Klan ashtu si edhe turneun final që do të mbahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada dhe Meksikë.

Nga zona Europiane kualifikohen 16 ekipe nga 48 që është numri total i përfaqësueseve pjesëmarrëse.

Tv Klan