Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Kosovë – Qipro, “Fadil Vokrri” mbushet me “Dardanë”

Federata e Futbollit të Kosovës ka bërë të ditur se të gjitha biletat për ndeshjen Kosovë – Qipro janë shitur.

Marketing

FFK-ja i ka falënderuar të gjithë “Dardanët” për mbështetjen, siç thanë, të jashtëzakonshme dhe entuziazmin e pafund.

“Jemi të lumtur që stadiumi ‘Fadil Vokrri’, si gjithmonë, do të jetë i mbushur me energji dhe pasion për të mbështetur Dardanët tanë”, thuhet në njoftimin e FFK-së, transmeton Klankosova.tv.

Kosova sonte e pret Qipron në ndeshjen e katërt të Ligës së Kombeve, ku aktualisht renditet e dyta në grup me gjashtë pikë.

E para në grup është Rumania, e cila ka nëntë pikë nga tri ndeshje, teksa Qipro renditet e treta me tri pikë, kurse Lituania e fundit me zero pikë.

Marketing