Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Maqedoni – Kosovë

Nuk ka më bileta për ndeshjen Maqedoni – Kosovë në kuadër të gjysmë finales në Ligën e Kombeve. Për pesë ditë jo të plota, janë shitur gjitha biletat, dhe tashmë pritet që arena tashmë të jetë e mbushur për ndeshjen e cila është caktuar me 26 Mars.

Marketing

Kjo është një rekord që për vetëm pesë ditë jo të plota të shiten të gjitha biletat për një ndeshje.

Por, ka edhe moment tjetër, ndeshja mund të zhvillohet edhe pa tifozë për shkak të koronavirusit.

Nëse vihet deri tek ky moment, gjithë që kanë blerë biletat, të hollat do të kthehen.