Shitja e Viniciusit për shifrën rekorde? Reali përgatit transferimet më të mëdha në historinë e futbollit

Vinicius Junior mund të largohet nga Real Madridi gjatë verës, kanë raportuar një numër i mediave spanjolle.

Marketing

Të gjitha mediat përmendin Arabinë Saudite, veçanërisht Al Hilal, si një destinacion të mundshëm për anësorin brazilian.

Përmendet një kompensim prej rreth 300 milionë euro, deri tani më i madhi në historinë e futbollit.

Rekordin e mban Neymar, i cili u transferua te PSG nga Barcelona në vitin 2017 për 222 milionë euro.

Dhe kjo nuk është e gjitha. Sipas Defensa Central, Reali jo vetëm që po përgatit një shitje, por gjithashtu dëshiron të bëjë tri transferime në të njëjtën kohë.

Rodri, Erling Haaland nga Manchester City dhe William Saliba nga Arsenali, janë përforcimet që Los Blancos janë duke i planifikuar në verën e vitit 2025.

Pra, për një mesfushor, një sulmues dhe një mbrojtës, një lojtar për çdo repart të ekipit.