Shiu prish murin e Kazermës në Tetovë

Reshjet e rrëmbyeshme të shiut në qytetin e Tetovës kanë shkaktuar dëme të shumta edhe në Kazermën e Tetovës, ku janë dëmtuar edhe muret e rrethojës së Kazermës, përcjell TV21.

Marketing

Në shtëpitë afër Kazermës gjithashtu ka dëme të shumta, pasi bodrumet janë mbushur me ujë. Në këtë pjesë të qytetit ekipi i TV21 hasi edhe në vetura të prishura si pasojë e futjes së ujit brenda automjeteve.

Marketing