Shkaktoi aksidentin me 4 viktima, arrestohet shoferi 22-vjeçar

Është arrestuar, 22-vjeçari, Igli Madani, drejtues i mjetit që shkaktoi aksidentin me katër të vdekur në aksin rrugor Fier-Vlorë.

Marketing

Policia bën me dije se Igli Madani, banues në Tiranë, duke drejtuar automjetin tip “Audi”, në aksin rrugor Fier-Vlorë, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka goditur nga mbrapa automjetin tip “Toyota” me drejtues shtetasin E. G., 44 vjeç dhe si pasojë ndërruan jetë 4 shtetasit që udhëtonin me mjetin “Toyota”. Gjithashtu, si pasojë ka mbetur i dëmtuar vetë drejtuesi i mjetit “Audi” dhe dy pasagjerët, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”./

Marketing