Seanca e sotme gjyqësore për rastin “Titanik 3”, u anulua. Kjo për shkak se i akuzuari i parë Ismet Guri nuk u paraqit në seancë për shkak të masave për vet izolim nga koronavirusi. Mbrojtja e tij dorëzoi dokument përmes të cilit vërtetohet se Guri, tanimë 20 vjet vuan nga sëmundja e diabetit dhe në pajtim me rekomandimet e qeverisë, qëndron në izolim shtëpiak.
Gjyqi pranoi dokumentin mjekësor të Gurit dhe seancën e radhës ku pritet të thuhen fjalët përfundimtare e caktoi për më 25 mars, një ditë pasi përfundojmë masat e qeverisë për preventiv nga koronavirusi.