Shkalla e papunësisë në Mbretërinë e Bashkuar u ul në 4.2% në bazë tremujore në prill-qershor nga 4.4% në mars-maj, sipas të dhënave zyrtare të martën.
Shkalla e papunësisë për periudhën prill-qershor ra nën vlerësimin prej 4.5%, treguan të dhënat nga Zyra Kombëtare e Statistikave (ONS).
Shkalla e papunësisë së grave në Mbretërinë e Bashkuar u ul në 3.9% nga 4%, ndërsa shkalla e papunësisë së meshkujve ra në 4.4% nga 4.8% gjatë së njëjtës periudhë.
ONS deklaroi se ndërsa shkalla e papunësisë në Mbretërinë e Bashkuar ishte në rënie në baza tremujore dhe vjetore, ajo ishte ende mbi nivelet para pandemisë./AA/