



Këshilli Gjyqësor shkarkoi tre gjyqtarë për shkak të kryerjes joprofesionale dhe neglizhencë të funksionit gjyqësor dhe vendosi të përfundojë mandatin e dy gjyqtarëve porotë nga Gjykata Themelore Penale Shkup për shkak të moshës 60 vjeç.
Për shkak të moshës është shkarkuar edhe anëtari i këshillit gjyqësor, Mitko Sandev, që punonte në disa lëndë të ish Prokurorisë Speciale Publike e këto shkarkimet kanë ndikuar në kthimin në rigjykim të shumë lëndëve të ish PSP-së. Me pensionimin e Sandevit, do të kthehen në rigjykim lëndët “Titanik”, rasti kryesor i ngritur nga ish Specialja me 21 të akuzuar për parregullsi zgjedhore, rasti “Tenderi” për shpërdorimet në tenderin për ndërtimin e muzeut të VMRO-së. “Talir 1 për financimin e paligjshëm të VMRO–DPMNE-së me 6 të akuzuar, Rigjykim do ketë edhe për rastet Talir 2” dhe “Toplik”.




Paraprakisht për shkak të shkarkimit të gjykatësit Goran Boshevski, në rigjykim u kthyen edhe disa lëndë të tjera të Speciales, mes tyre rasti “Trajektorja”. Të gjitha rastet që do të rigjykohen, kanë të bëjnë me krim dhe korrupsion të lartë. Epilogu gjyqësor për këto lëndë është një nga kushtet e kërkuara nga BE me qëllim që vendi të marrë vlerësim pozitiv në fushën e sundimit të së drejtës.
