Shkarkimi i anëtarëve të Këshillit Gjyqësor/ Mickoski paralajmëron protesta – Kalajxhiev, thirrja e kryeministrit e paparë në historinë moderne!

Kryeministri Hristijan Mickoski ne debatin televizin në Kanal 5 paralajmëroi protesta nëse, sic thotë ai, gjyqtarët e korruptuar të larguar nga Kuvendi nuk dorëhiqen. Ai gjithashtu paralamjëroi se do të jetë në krye të këtyre demonstratave.

-Do t`ju ndodh populli, njerëzit do të dalin në rrugë dhe do të protestojnë, populli është i urritur dhe i etur për drejtësi. Imagjinoni se keni më pak se 2 apo 3% besim te qytetarët, ju largojnë nga posti dhe ju nuk largoheni, qëndroni kokëfortë. Do t’i ndodh populli, unë do të jem i pari që do të ngrihem dhe do t’i prijë popullit, premtoj se do të ndodh” – tha Mickoski.

Deklaratën e Mickoskit e komentoi analisti politik Gordan Kalajxhiev. Ai thotë se diçka e tillë që një kryeministër që bën thirrje për protesta kundër gjyqësorit, nuk është parë kurrë në historinë e qytetërimit modern.

“Deri më tani, diçka e tillë – që një kryeministër të bën thirrje për protesta kundër gjyqësorit – nuk është parë në historinë e qytetërimit modern. Kush e këshilloi kështu, duhet të ekspozohet në turpin publik!” – tha Kallajxhiev.

I pyetur nëse mund të shmanget politizimi i gjyqësorit apo ekziston rreziku që çdo përpjekje për reformë të manipulohet nga interesa politike, ai tha: Në një të ardhme të parashikueshme është e vështirë të pritet që palët ta pranojnë idenë e një shteti juridik, tha kallajxhiev.

Reagime janë verejtur këto ditë edhe nga BE-ja dhe SHBA-ja duke paralajmëruar për pasojat e mundshme të një ndërhyrjeje të tillë politike në sistemin gjyqësor. Raportuesi i Parlamentit Evropian për Maqedoninë e Veriut, Thomas Vajtz, në një deklaratë me shkrim, ka reaguar ndaj “presionit të koalicionit qeveritar që anëtarët e Këshillit Gjyqësor të japin dorëheqjen ose të shkarkohen për shkak të përkatësisë së tyre politike”.

“Kjo thirrje e Qeverisë është shenjë shqetësuese e ndërhyrjes politike në gjyqësor. Pavarësia e sistemit gjyqësor është çelësi për sundimin e ligjit dhe ndarjen e pushteteve, të cilat janë vlera themelore në rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së” – tha Thomas Vajtz

Gjithashtu edhe Ambasadorja amerikane Angela Aggeler deklaroi dje se po ndjekin me shumë vëmendje procedurat në Kuvend dhe deklaratat në lidhje me interpelancat e votuara për pesë anëtarët e Këshillit Gjyqësor.

Në pyetjen e një gazetari lidhur me komentet e tij për interpelancat e votuara për pesë anëtarët e Këshillit Gjyqësor, Ageler theksoi se nuk mund t’i komentojë ato, por, siç tha, më e rëndësishmja është ndjekja e procesit në mënyrë të qartë dhe transparente.

Marketing