Shkarkimi i Metës diskutohet nesër

Komisioni i Ligjeve do të mblidhet nesër për të shqyrtuar kërkesën e socialistëve për ngritjen e një komisoni hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

Kërkesa e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste është depozituar tashmë në Kuvend dhe pritet miratimi nga Komisioni i Ligjeve.

Kjo ka sjellë edhe zhvendosjen e seancës plenare nga të enjten në ditën e premte, pasi sipas ligjit duhen rreth 48 orë që nga moment i shqyrtimit të kërkesës për ngritjen e një komisioni hetimor nga Komisioni i Ligjeve, raporton TCh.

Marketing

Vetëm një ditë më parë mazhoranca socialiste ka mbledhur 50 firma nga 35 që duhen në total për këtë nismë, për të nisur sa më parë procedurat e shkarkimit të Presidentit Meta.

Menjëherë pas vendimit për shqyrtimin e kërkesës për ngritjen e komisionit hetimor te ligjit, ka ardhur edhe reagimi i këshilltarit të Presidentit Meta përmes një statusi në Facebook, ku ironizon parlamentin, shkruan se ndryshimi është në kuti dhe bën apel për hapjen e tyre.

Marketing