Kreu i Unionit të Gazetarve Aleksandër Çipa, ka komentuar ngritjen e Komisionit Hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta nga detyra.
I ftuar në edicionin e lajmeve të RTV ORA me Besmira Pelushaj, Çipa shprehet se vendimin përfundimtar e jep Gjykata Kushtetuese, teksa thotë se Meta gjatë fushatës ishte protagonist opozitar.
“Mendoj se është i lidhur thjesht me një lojë që bëhet me dy protagonistët kryesor Ramës dhe Bashës. Gjatë fushatës Presidenti u bë si një protagonist opozitar edhe pse ishte në pozitën kushtetuese të kreut të shtetit. Jemi ndeshur me hamendësime dhe thashetheme politike që Meta të kthehet në pozicionin e Presidentit.
Firmën përfundimtare e jep Gjykata Kushtetuese për shkarkimin e Presidentit. Gjykata është në provën e parë dhe është një provë themeltare për besimin tek ajo. “
Çipa ka folur në lidhjet me Reformën në Drejtësi, ku thekson se shumica qeverisjes aktuale mund të ndikojë në sistemin e drejtësisë.
“Është i paralizuar ende, aktorët më të rëndësishëm që e nisën dhe që e mbajnë kredon dhe që ia dolën të ndryshojnë artitekturën nuk e kanë marrë ende provën e funksionalitetit të këtij sistemi. Vetë Rama beson se tashmë fillon ky produkt dhe verifikimi i funksionit të këtij sistemit të ndryshuar. Ekziston mundësitë që shumica aktuale e qeverisjes të ketë krijuar ata që konsiderohen fijet e ndikimit mbi sistemin e ri të drejtësisë. Kjo është një provë për vetë sistemin dhe dyshim për shumicën qeverisëse.”