Shkarkohen nga puna tre mësues, refuzonin të mbanin maskë

Tre mësues u shkarkuan nga detyra në Austri pasi në mënyrë të përsëritur refuzonin të mbanin maskën për t’u mbrojtur nga koronavirusi.

Marketing

Autoritetet austriake kanë vendosur që të mos tolerojnë asnjë punonjës publik i cili në mënyrë demonstrative nuk vendosin maskën në ambientet e punës.

Ndërkohë, në Zvicër, një blerës që po ashtu refuzoi të mbante maskë në një market, u ndalua të hyjë në rrjetin e këtij marketi kudo në vend për një afat kohor 5 vjeçar.

Lodhja nga masat shtrënguese kundër koronavirusit është duke u vënë re si në Austri ashtu edhe në Zvicër, ku prej ditësh grupe qytetarësh dalin në protesta kundër tyre.

Në Austri që prej 25 janarit ka hyrë në fuqi dhe masa që maskat që duhen përdorur në ambientet e jashtme të jenë të llojit FFP2 dhe jo prej pambuku.