Shkarkohet Dehari, letra e tij nuk arriti me kohë te Mickoski 

Letra e drejtorit të Parkut Kombëtar “Mali Sharr”, Ibrahim Deharit si duket nuk ka arritur në kohë tek zyra e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski.

Marketing

Ibrahimi, i cili është edhe nënkryetar i Degës së BDI Tetovë, është shkarkuar nga Bordi Drejtues i PK “Mali Sharr” para se letra të arrijë te kryeministri, ka mësuar TV21.

“PRO” shkarkimit të Deharit votuan 3 anëtarë të Bordit Drejtues, gjersa 2 ishin kundër.

Kujtojmë që gjatë ditës Ibrahimi dërgoi letër publike deri te Mickoski, duke kërkuar që të mbetet drejtor i Parkut Kombëtar, pasi siç tha në letër, “sepse nuk është anëtar i asnjë partie politike”.

I pyetur nga TV21, Ibrahimi deklaroi:

“Nuk dua që me çdo kusht të mbetem drejtor! Mickoski të ketë kujdes kënd do ta sjell, ky institucion është themeluar me shumë sakrificë“./TV21

Marketing