Ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska Stojçevska mori vendim për shkarkimin e drejtoreshës Filarmonisë Kombëtare, Tina Ivanova. Kjo sipas Ministrisë vjen pas raportit nga mbikëqyrja e kryer e Komisionit nga Ministria e Kulturës, më 6 shtator 2023.
Nga Ministria theksojnë se në mënyrë jo adekuate kanë vepruar edhe anëtarët e Bordit Drejtues, me çka ministrja Kostadinovska – Stojçevska ka marrë vendim edhe për shkarkimin e të gjithë anëtarëve të BD të Filarmonisë.
Në një prononcim publik Tina Ivanova thotë se nuk është shkarkuar nga funksioni i drejtoreshës për shkak të punës joadekuate siç është theksuar në shkrimin nga ana e ministres.
Në reagimin e saj për shkarkimin, ajo thekson se “Inspektorati i punës, dy inspektime të jashtëzakonshme nga Inspektorati i Ministrisë së Kulturës, komisioni për inspektimin e dokumentacionit, një grup punonjësish administrativë, punonjës të Ministrisë së Kulturës, janë bërë vizitorë të rregullt në institucionin tonë dhe u dërguan edhe nga disa herë për të “gërmuar” gjëra që nuk ekzistojnë thjesht sepse nuk patën dhe nuk e kanë ende guximin të thonë se po më shkakrojnë për padëgjueshmëri”.
Ajo thekson se rezultatet nga inspektimet janë dokumente publike në dispozicion dhe secili që është i interesuar mund të shohë se “puna është e qartë dhe e pastër”.