Shkarkohet drejtoresha e Inspektoratit Shëndetësor, ja kush emërohet

Në seancën e 82-të, Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot ka shkarkuar drejtoreshën e Inspektoratit Shtetëror për Sanitari dhe Shëndet, Irinka Sotirova – Buhova.

Marketing

Ajo deri më tani ka qenë ushtruese detyrës në këtë pozitë.

Renata Mladenovska tashmë do të jetë ushtruese detyrës në pozitën e drejtorit në Inspektoratin Shtetëror për Sanitari dhe Shëndet. Ajo është asistente në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi”, ku ka doktoruar.

“Mladenovska është autore e shumë publikimeve dhe prezantimeve në fushën e shëndetit publik dhe sigurisë në ushqim, si dhe menaxhimi i shëndetësisë”, raportojnë nga Qeveria.