Shkarkohet drejtori i deponisë “Drislla”

Dje bëri thirrje për t’u hetuar puna e drejtorisë së deponisë “Drislla”, kurse sot kreu i qytetit të Qytetit të Shkupit Petre Shilegov thotë se nuk do të bëj denoncim derisa të gjejë dëshmi të forta. Megjithatë ashtu siç paralajmëroi ai shkarkoi drejtorin Igor Angellov, ndërsa sot emëroi Kosta Naçevskin për ushtrues të detyrës në “Drislla”. Nga Qyteti i Shkupit thanë se një kontroll i brendshëm do të bëhet në gjithë drejtorinë e “Drisllas” për të gjetur keqpërdorimet e mundshme. Nga Prokuroria e Shtetit thonë se deri sot askush nuk ka bërë kallëzime për aktivitete të mundshme joligjore në “Drislla”. Kryetari Petre Shilegov tha se do të inspektohet puna 9 vjeçare e “Drisllas”.Ne menjëherë pas pranim-dorëzimit të drejtorit, Qyteti i Shkupit ka sektor për kontroll të brendshëm. Do të bëjmë revizionin e gjithë punës së tij, dhe sigurisht që do të përcjellim çdo njohuri të rëndësishme që do të zbulojmë. Unë siç apelova tek të gjitha institucionet shtetërore dhe shoqëritë civile të jenë pjesë e procesit të mbledhjes së të dhënave dhe bashkërisht të ndërmarrim masa- deklaroi Petre Shilegov, Kryetar i Qyteti të Shkupit.

Marketing

Në përpjekje për të kontaktuar me ish-drejtorin Igor Angellov, ai na shkroi se së shpejti do të dalin me qëndrimin për të gjitha dyshimet e ngritura ndaj tij.

Nesër do të bëhet pranim-dorëzimi i detyrës. Nuk kam se çfarë të sqarohem me opinionin, gjithçka është e qartë. Do të vijë koha që të bëhen të qarta të gjitha dhe atë së shpejti kur të vijnë italianët- tha Goran Angellov, Ish-Drejtor i “Drisllas”.

Ish-drejtori Angellov i referohet ortakëve të tij italian, të cilët kanë në pronësi kompaninë për menaxhimin e mbeturinave “Blatsion”. Për këta Prokuroria e Bullgarisë ka ngritur hetimet nën dyshimin se cila kanë importuar mbetje helmuese nga Italia për në Bullgari, për t’i përdorur si derivate djegëse në Termocentralin e qytetit Varna.

Nga Inspektorati Shtetëror i Mjedisit Jetësor thanë se dy kontrollet e fundit në Drislla i kanë bërë në muajin Nëntor, në të cilat nuk ka pasur gjetje të mbeturinave të importuara apo shkelje të tjera. Kurse, nga Ministria e Ekologjisë thonë se nuk kanë dhënë asnjë leje për import të mbeturinave në deponi.

Ministria e Ekologjisë

“Nuk do të lejojmë që vendi ynë të bëhet kosh i plehrave të shteteve të tjera!”

Ndryshe nga deklarata e dikasterit të Ekologjisë, sipas statistikave nga viti 2012-2014 në vend janë importuar tashmë mbi 8,2 milion tonelatë mbeturina. Që do të thotë mesatarisht gjatë një viti deponohen deri në 800 tonelatë mbeturina komunale, kur kompanitë gjatë një viti kanë deponuar rreth 2 milionë tonelatë mbeturina industriale. Pjesa tjetër e mbeturinave janë importuar nga shtetet si Italia, Turqia, Franca, Gjermania, Greqia, Spanja dhe Zvicra. Ambientalistët thonë se vend është importuar shumë me tepër mbeturina se sa që bëjmë vet.