Kryeshefi i Stacionit Policor (SP) Gazi Babë është shkarkuar nga detyra nën pretekstin se gjatë vitit 2019 disa herë, ndërsa së fundmi më 7 nëntor të vitit të kaluar duke shfrytëzuar pozicionin e kryeshefit, seksualisht ka shqetësuar një nëpunëse të policisë të punësuar në stacionin në fjalë. Deri tek ky konstatim ka ardhur Shërbimi për Kontroll të Brendshëm dhe standarde profesionale në koordinim me SPB-Shkup, pas marrjes në pyetje dhe bisedave informative me të gjithë të involvuarit në këtë rast.
Marketing