Mjeku i QSUT, Ilir Allkja është shkarkuar nga puna. Lajmin e bëri të ditur vetë mjeku me anë të një reagimi në “Facebook” të shtunën. Sipas tij, shkarkimi është pa motivacion, ndërsa akuzon kryeministrin Edi Rama se po hakmerret.
“Miq sonte më është kërkuar të largohem nga puna pa motivacion! Kërkova të ma jepnin me shkrim! Hakmarrje e ulët e Edi Ramës dhe e Skënder Bratajt në ditët kur Shqipëria ka nevojë më shumë se kurrë për mjekë! Sonte po qëndroj në punë kundër urdhrit verbal, në shërbim të pacientëve! Ju dua shumë!”