Shkarkohet nga detyra, Prokurorja Ornela Rrumbullaku shpërthen në lot

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shpalli të mërkurën më 4 shtator vendimin për shkarkimin nga detyra të prokurores së Tiranës, Ornela Rrumbullaku. Vendimi u mor nga trupa e KPK e kryesuar nga Pamela Qirko, me relatore Alma Faskajn dhe anëtare Xhensila Pinen.

Marketing

Gjatë seancës dëgjimore të hënën, Rrumbullaku dha shpjegime për bilancet negative në vlera të mëdha të konstatuara në burimin e krijimit të aksioneve të bashkëshortit në disa shoqëri private.

Rrumbullaku u vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figurës si dhe nuk u evidentuan probleme domethënëse në kriterin profesional. Siç shihet edhe nga fotot, Rrumbullaku ka shpërthyer në lot pasi KPK ka dhënë vendimin për shkarkimin e saj nga detyra.

Të njëjtin fat me të pati edhe prokurori Dashnor Nure

Marketing