Shkarkohet zyrtari i Forcave Detare, organizoi dasëm në anijen ushtarake

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, ka shkarkuar nga detyra Zëvendëskomandantin e Forcave Detare, Artur Meçollari.

Marketing

Meçollari, i cili e mbante këtë detyrë prej një viti, kishte lejuar që në anijen e Flotës Detare të zhvillohej një ceremoni martesore për fëmijën e një ish-ushtaraku.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, shkarkimi nga detyra ka ardhur pasi ai nuk ka respektuar rregullat e sigurisë dhe ka shkelur statusin e ushtarakut duke organizuar një event pa dijeninë e strukturave përkatëse.

Ndonëse ceremonia nuk është zhvilluar, hyrja e personave të huaj, pra civilëve në një anije dhe pa asnjë leje bie ndesh me rregulloret e forcave detare dhe atyre të armatosura.

Sipas procedurës, Mecollari, duhej të raportonte në strukturat respektive ushtarake.