Shkatërrohen pajisjet urbane në gjimnazin “7 Marsi”, Arifi: Turp i dyfishtë

Shkatërrimi i pajsijeve urbane nga qytetarë të pandërgjegjshëm nuk ka të ndalur! Së fundmi,kjo gjë e pahijshme ka ndodhur në gjimnazin “7 Marsi” në Tetovë, shkruan Aktuale.mk
Kryetarja e Komunës Teuta Arifi përmes një postimi në fejsbuk pyet se kujt mund ti kishin penguar pajisjet urbane në gjimnazin “7 Marsi” duke sulmuar barbarisht në këtë formë të ulët me plot mllef. Turp.
‘Dyfish turp kur sulmon një objekt shkollorë të cilin mësojnë fëmijët e të gjithëve ne’-shkruan Arifi

Marketing