



Autoritetet austriake kanë shkatërruar një rrjet të trafikut të drogës, i përberë nga shqiptarë dhe kosovarë. Mediat në Vjenë raportojnë se gjatë operacionit janë arrestuar 24 persona, ndërsa u sekuestruan edhe 200 mijë euro.
Nga hetimet ka rezultuar se të arrestuarit nga mosha 18 deri në 48 vjeç merreshin me trafik droge. Ata e ushtronin aktivitetin e tyre në rrethet e Vjenës, Landstrasse, Margareten, Favoriten, Simmering, Meidling, Penzing dhe Brigittenau.
Ata shisnin lëndën narkotike në kafene, ndonjëherë edhe në rrugë ose makina, ndërsa marrëveshjet arriheshin në automjete.
Ndërkohë, gjatë kontrollit në banesa, u zbuluan 2,000 bimë narkotike me peshë rreth 80 kilogramë, 3.1 kilogramë kokainë dhe 204,000 euro. Po ashtu policia sekuestroi edhe tre automjete.