Pas humbjes befasuese fundjavën e shkuar në Ligue 1, Paris Saint-Germaini është rikthyer te fitorja në kampionat.
PSG-ja, të shtunën mbrëma në shtëpi nuk lejoi të befasohet nga Saint Etienne në xhiron e 26-të duke fituar me rezultatin 3:1.
Kjo fitore vetëm i forcon parisienët në krye të tabelës me 62 pikë ndërsa Saint Etienne mbetet në kuotën e 22 pikëve dhe në zonën e rënies në një kategori më poshtë për sezonin tjetër.
Edhe pse mysafirët kaluan në epërsi në minutën e 16-të me golin e Denis Bouangas, PSG-ja reagoi me golat e realizuar nga Kylian Mbappe (42’, 47’) dhe Danilo (52’). Në dy golat e sulmuesit Mbappe asistoi argjentinasi Lionel Messi.