18:52 | 1 Maj 2021
18:52 | 1 Maj 2021
Paris Saint Germain ka arritur të mposht skuadrën e Lens në kuadër të xhiros së 35-të të Ligue 1.
Braziliani Neymar ishte në formë në këtë takim që nga minuta e parë, shkruan lajmi.net.
Neymar shënoi golin e parë në min 33’ për ti dhënë avantazhin parisienëve.
Pjesa e parë përfundoi me avantazhin e PSG-së.
Në pjesën e dytë, Neymar ishte sërish i involvuar në golin e dytë, por jo si shënues, por si asistues.
Ai asistoi për Marquinhos i cili shënoi gol në min 59’.
Lens arritën të kundërpërgjigjen në min 61’ përmes Ganago.
Rezultati përfundimtar, PSG 2-1 Lens. Tani parisienët qëndrojnë në vendin e parë me 75 pikë, dy më shumë se Lille të cilët kanë një ndeshje më pak./Lajmi.net/
GOAL!Neymar
PSG 1-0 RC Lens
33′ pic.twitter.com/aoXh2YMw01— John (@John63449183) May 1, 2021
Air Marquinhos ✈️🇧🇷 #PSGRCL pic.twitter.com/bdfV5pde5A
— M|Miotto (@Maxmiotto_) May 1, 2021