Pasi është stërvitur i veçuar nga pjesa tjetër e grupit, që ka pushuar, pas ndeshjes në Europa League ndaj Rapid Wien, Mauro Icardi ka pasur një takim të shkurtër, thuajse 15 minuta, me administratorin Beppe Marotta, ku kanë sqaruar pjesën e shiritit të kapitenit, por që ende asgjë nuk ka mundur të filtrojë.
Ndërkohë, sipas asaj që shkruan “Calciomercato.com”, ditën e sotme, në një restorant milanez, Javier Zanetti ka marrë një telefonatë të rëndësishme: Andrea Agnelli. Një bisedë mes zotërinjsh, thjesht për të kuptuar se cili është qëllimi i Interit me sulmuesin argjentinas në fund të sezonit dhe, nëse klauzola prej 110 mln eurosh mund të paguhet.
Juventusi i ka vënë gishtin Icardit dhe do të provojë seriozisht, teksa në këtë operacion, nëse kthehet nga Londra mund të përfshihet edhe Higuain. Sigurisht, kjo hipotezë e nxjerrë nga mediet italiane duket shumë e çuditshme, edhe pse asnjëherë nuk i dihet.
Për t’u nënvizuar edhe ide tjetër: Marotta është i dashuruar pas Dybala dhe Juventusi, në rast se vjen oferta e duhur, do ta shiste argjentinasin, por nëse do të binte dakord për një shkëmbim me Icardin, atëherë gjithçka mund të ndodhë…