Shkenca shuan dilemën: A mund të humbni peshë kur qani?

E gjeni ndonjëherë veten duke “luftuar” lotët kur ndiheni të dërrmuar? Lërini lotët të rrjedhin. Ekziston një mënyrë natyrale për të lehtësuar dëshpërimin dhe për të nxitur humbjen e peshës. Studimet tregojnë se emocionet me intensitet të lartë rrisin kortizolin, një hormon stresi që mund të çojë në rritjen e yndyrës së barkut nëse nuk lirohet.

Marketing

Akti i të qarit i siguron trupit një rrugëdalje për të çliruar hormonet e stresit dhe toksinat e lidhura me to. Trupat tanë prodhojnë natyrshëm tre lloje lotësh: refleks, bazal dhe emocional. Lotët refleks prodhohen kur sytë janë të ekspozuar ndaj irrituesve. Lotët bazal prodhohen vazhdimisht për t’u siguruar syve lubrifikimin adekuat.

Dr. William Frey, një biokimist, zbuloi se lotët refleksorë përbëhen nga 98 për qind ujë. Kur u testuan lotët emocionalë, lotët përmbanin jo vetëm ujë, por edhe hormone stresi. Këto rezultate mbështesin idenë se lotët janë valvula natyrale e çlirimit të trupit për akumulimin e stresit dhe toksinave që rrjedhin prej tij.