Shkencëtarë, inxhinierë e punonjës federalë japin dorëheqje nga Departamenti Qeveritar – nuk duan të punojnë nën urdhrat e Muskut!

Njëzet e një punonjës të shërbimit digjital të Shteteve të Bashkuara (USDS) dhanë dorëheqje sot në atë që po shihet si një dorëheqje masive në shenjë proteste kundër përpjekjeve të Departamentit të Efikasitetit të Qeverisë (DOGE) të Elon Muskut, sipas një punonjësi të qeverisë federale që ka njohuri për dorëheqjet.

Marketing

Sipas këtij burimi, “janë njerëzit tuaj më të aftë – ata që merreshin me prioritetet kryesore – të gjithë dhanë dorëheqje. Inxhinierë, dizenjues, shkencëtarë të të dhënave, menaxherë projektesh, që udhëhoqën punën për projekte kritike në gjithë qeverinë…”

Këta janë punonjës që ishin pjesë e USDS, agjencia që u bë DOGE, shkruan cnn.
“Janë njerëz që nuk duan të jenë pjesë e kësaj. Për këtë grup… është një protestë. Ata nuk duan të jenë pjesë e saj”, pohoi burimi.
Associated Press, e cila raportoi e para për dorëheqjet, raporton se në letrën e dorëheqjes shkruante se “ne nuk do të përdorim aftësitë tona si teknologë për të kompromentuar sistemet kyçe të qeverisë, për të rrezikuar të dhënat e ndjeshme të amerikanëve, ose për të çmontuar shërbimet publike kritike”, duke shtuar se “ne nuk do të japim ekspertizën tonë për të realizuar ose legjitimuar veprimet e DOGE-s”.

Ndryshe, punonjësit gjithashtu paralajmëruan se shumë nga ata të rekrutuar nga Musku për të tkurrur qeverinë federale nën presidentin Donald Trump ishin ideologë politikë që nuk kishin aftësitë ose përvojën e nevojshme për të kryer detyrat.