Shkencëtarët zbulojnë pilulën për shërim të diabetit

Është zbuluar nga shkencëtarët një pilulë e insulinës e cila mund të jetë ‘grali i shenjtë’ për trajtimin e diabetit.

Marketing

Studiuesit kanë krijuar pilulën që mund të transformojë në mënyrë dramatike mënyrën se si diabetikët mbajnë nivelin e sheqerit në gjak nën kontroll, transmeton lajmi.net

Shpresohet që shpërndarja me gojë e insulinës mund të eliminojë nevojën për injeksione të dhimbshme, të cilat deri në 40 milionë njerëz që jetojnë me diabet tip 1 kërkojnë një ose dy herë në ditë.

Në hulumtimet e publikuara në ”Proceedings of the National Academy of Sciences”, hulumtuesi në Shkollën e Inxhinierisë dhe Shkencave të Aplikuara (SEAS) në Harvard, John A Paulson përshkruan se si gjetën një mënyrë për të dhënë insulinë me gojë.

Sipas tyre, pilula mund të zbutë shumë nga efektet anësore të sëmundjes që rezultojnë tek pacientët që shmangin terapinë e insulinës.

”Shumë njerëz nuk i përmbahen regjimit të marrjes së insulinës për shkak të dhimbjes dhe fobisë së gjilpërave”, thonë Samir Mitragotri dhe Hansjorg Wyss, dy nga autorët e raportit.

”Kontrolli i dobët mund të çojë në komplikime të rënda shëndetësore.”

Fillimisht, studiuesit do të kryejnë provat në kafshë dhe nëse testimet rezultojnë të suksesshme, provat do të kalojnë tek njerëzit.