Shkencëtarët zhvillojnë testin e gjakut që mund të parashikojë nëse do vdisni brenda 10 vjetëve

Hulumtuesit kanë zhvilluar një test të gjakut që mund të zbulojë shanset e juaja për vdekje brenda dhjetë viteve të ardhshme.

Marketing

Shkencëtarët në Gjermani zbuluan 14 indikatorë në gjak që duket se ndikojnë në rrezikun për vdekje. Ata analizuan plot 44 mijë njerëz. Indikatorët ishin të lidhur me gjithçka prej imunitetit dhe kontrollit të glukozës deri të qarkullimi i yndyrës dhe infeksionet.

Një tufë me indikatorë gjeti se kishte deri në 83% saktësi për të parashikuar nëse dikush do të vdiste në 2 deri 16 vitet e ardhshme.

Shkencëtarët shpresojnë që rezultatet do të mundësojnë që një ditë pacientët të mund të parandalojnë sëmundjet terminale.

Ekspertët e kanë quajtur studimin si një hap shumë të rëndësishëm, por thonë se duhen më shumë kërkime që testi të përdoret në jetën reale.