Shkenda Dubova flet pas aksidentit, kjo është gjendja e saj

Shkenda Dubova ka pësuar një aksident komunikacioni.

Këngëtarja Shkenda Dubova gjatë mbrëmjes së sotme është aksidentuar me makinë pranë banesës së saj në Prishtinë.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes pas këtij aksidenti dhe po merret me rastin ndërsa Shkenda e kontaktuar nga lajmi.net ka treguar se gjendja e saj shëndetësore është e mirë dhe dëmet kanë qenë vetëm materiale.

Njëherësh ajo thotë se i vjen keq për dëmet që i ka shkaktuar palës tjetër.

‘’Faleminderit për interesimin tuaj, unë jam mirë me shëndet. Nuk jam e lënduar. Makina më është dëmtuar po është diçka që rregullohet, Zoti më ka rujt. Kam qenë para banesës sime në Prishtinë dhe e vetme në veturë. Më vjen keq për personin e dëmtuar, unë jam fajtore dhe policia po merren tutje me rastin’’, ishin fjalët e saj për lajmi.net./Lajmi.net/

Marketing