Shkenda zgjerohet me biznes!

Nga muzika nuk po dëgjojmë shpesh sa i përket Shkenda Dubovës e kjo duket se me arsye.

Marketing

Bukuroshja i është përkushtuar kokë e këmbë biznesit të saj të qendrave të dobësimit që numërojnë tashmë disa pika në gjithë Kosovën.

https://www.instagram.com/p/CDjmcxhHWiu/?utm_source=ig_embed

Por duke njohur rritje të vazhdueshme, Shkenda nuk e ka ndërmend të ndalet.

Mësohet se së fundmi, Dubova ka nënshkruar marrëveshje që sipërmarrjen e saj ta zgjerojë, besoni ose jo, në Zvicër.

Me partnerët e biznesit, Shkenda e ka zyrtarizuar hapjen e pikës në muajin tetor.

Një lëvizje e tillë me gjasë është diktuar nga interesimi i madh i bashkëatdhetareve tona të cilat më nuk kanë nevojë të vijnë deri në Kosovë për trajtimet që i kthejnë në peshën e tyre të dëshirueshme.