Shkëndija dhe Kukësi njohin kundërshtarët e radhës

UEFA ka tërhequr shortin për rrethin e tretë të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve. Kampioni i Maqedonisë në futboll Shkëndija, ka njohur sot kundërshtarin e radhës vetëm nëse kualifikohet në raundin e tretë eliminator të Ligës së Kampionëve Evropian.

Marketing

“Kuq e zinjtë” në rast se eliminojnë Flora Talinin, me të cilët të martën do të luajnë ndeshjen e parë të raundit të dytë eliminator atëherë do të përballen me austriakët e Salzburgut. Ndërsa skuadra e Kukësit për të siguruar një përballje me fituesin e ndeshjes Bate Borisov/ Helsinki, do të duhet të eliminojë skuadrën e Karabah nga Azerbajxhani. Ndeshjet e para të raundit të tretë eliminator do të luhen më 7 ose 9 gusht, ndërsa ndeshjet e kthimit do të luhen më 14 gusht.

Po që se Shkëndija kalon turrin e tretë eliminator dhe siguron kualifikimin në “play off-in”, e Ligës së Kampionëve, atëherë këta do të vazhdonin qëndrimin e tyre në evropë, me që se do të luanin në Grupet e Ligës së UEFA.

Marketing