Shkëndija dhe Vardari kanë barazuar në ndeshjen derbi të xhiros së parë në elitën e futbollit në Maqedoni.
Superliga e Maqedonisë këtë fundjavë ka startuar me sezonin 2018/2019.
Xhiroja e parë e këtij kampionati ka sjellë një përballje interesante mes kampionëve të Shkëndijës dhe Vardarit, që përfundoi barazim 2:2.
Mysafirët përmes Barsegyan në minutën e pestë të ndeshjes kaluan në epërsi 0-1.
Shkëndija në pjesën e dytë arriti të përmbyste rezultatin, kur shënoi përmes Ibrahimit dhe Bojkut.
Shkëndija që kohën më të madhe të pjesës së dytë e luajti me një lojtar më pak, nuk arriti të ruante rezultatin, duke pranuar gol në minutën e 85’, për 2:2.