Shkëndija dorëzohet në fund, pëson dy gola në transfertën armene

Shkëndija e Tetovës nuk ia del të marrë rezultat pozitiv në ndeshjen e parë përballë Noah të Armenisë në ndeshjen e vajtjes së raundit të parë të Conference League.

Marketing

Kuqezinjtë tetovarë u mposhtën 2-0 në këtë transfertë, teksa pësuan dy herë në fundin e pjesës së dytë pasi vendësit kryen zëvendësimet duke rifreskuar skuadrën.

Golin e parë e realizoi Gregorio në minutën e 81-të, i shërbyer nga Miljkovic, ndërsa të dytin, që vulosi rezultatin përfundimtar e shënoi Pablo në minutën e fundit të kohës së rregullt.

Në radhët e skuadrës armene luajti titullar sulmuesi shkodran, Eraldo Çinari, i zëvendësuar në minutën e 65-të nga Dashyan.

Shkëndija duhet të fitojë me dy a më shumë gola diferencë në takimin e kthimit për t’u kualifikuar në raundin tjetër.