Shkëndija e nis me fitore aventurën evropiane, fiton Araratin

Shkëndija e Tetvoës e ka nisur me fitore aventurën evropiane, pasi sonte mundi 2:0 Araratin, në duelin e parë të raundit eliminator të Ligës së Konferencës.

Marketing

Në fakt, tetovarët zgjodhën dilemat rreth fituesit e këtij takimi që në pjesën e parë, duke shënuar dy herë me anë të Shalës dhe Nafiut.

Në pjesën e dytë futbollistët e Shkëndijës nuk e kishin të vështirë të administronin epërsinë, teksa trajneri Artim Shaqiri inkuadroi në lojë futbollistët si Ferhan Hasani dhe Vllatko Stojanovski.

Ndeshja e kthimit në mes Shkëndijës dhe Araratin luhet pas 7 ditëve në Jerevan.

Marketing