Me këngë dhe valle Shkëndija e Tetovës edhe zyrtarisht arkëtoi trofeun e pestë në histori. Kuqezinjtë një ditë më parë e mbyllën sezonin për vitin 24/25 me një përballje ndaj Sileksit në të cilën pësuan disfatë 3:1.
Por ky rezultat nuk kishte asnjë vlerë për shkak se kuqezinjtë e kishin siguruar matematikisht titullin kampion me 70 pikë, 3 më shumë se Sileksi që mbetet në pozicionin e dytë. Nw Tetovw, u festua Kapiteni Besart Ibraimi dhe shokët e tij të ekipit morën medaljet e merituara dhe kupën e kampionatit nga duart e presidentit të Federatës së Futbollit të Maqedonisë, Masar Omeragiq.