Shkëndija e Tetovës ka zyrtarizuar këtë të shtunën nënshkrimin me Ardenis Shalën, i cili sezonin e fundit ka qenë pjesë e Trepçës ’89. Lojtari i lindur më 23 tetor të vitit 1998 gjatë vitit 2017 ka qenë pjesë e grupmoshave të skuadrës kroate, Hajduk Split. Në vonë kaloi te akademia e Fenerbahçes, në Turqi.
“Është nder i madh për mua që të jem pjesë e Shkëndijës, ekipit më të mirë në të gjitha trevat shqiptare. E di se Shkëndija ka një histori të begatë me shumë peripeci në të kaluarën, prandaj kjo do të jetë një sfidë e madhe për mua. Po ashtu e di se qyteti i Tetovës është i lidhur ngushtë me Shkëndijën dhe se Shkëndija i ka tifozët më të mirë në të gjitha trevat shqiptare. Unë do të jap maksimumin që të luaj sa më mirë dhe të gëzoj tifozët”, – u shpreh Adenisi gjatë nënshkrimit të kontratës.