Shkëndija e Tetovës për të dytin vit radhazi eliminohet nga Liga e Konferencës. Pasi një javë më parë u mposht 2:0 nga ekipi i NOAH, ekipi i Jeton Beqirit sonte sërish pësoi humbje me shifrat 2:1, në takimin që u zhvillua në stadiumin “Todor Proeski”.
Të parët në avantazh erdhën miqtë, me golin e Miljkoviq në minutën e 20-të, ndërsa 8 minuta para fillimit të pjesës së dytë Cake barazoi shifrat në 1:1.
Pas barazimit të rezultatiT, kuqezinjtë tetovarë kishin mundësi të shënonin golin e epërsisë, mirëpo nuk arritën që t’i finalizojn më gol.
Kur mendohej se takimi do të përfundonte me barazim, në skenë doli Pinson i cili shënoi për rezultatin përfundimtar 2:1.