Shkëndija e Tetovës disa ditë para fillimit të sezonit të ri në Ligën e Parë, është aktivizuar në prurje të reja në skuadër.
Kuqezinjtë sot kanë prezantuar Valon Ahmedin, si futbollistin më të ri në skuadër.
Ahmedi ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me Shkëndijën, teksa te skuadra kuqezi rikthehet pas pas një përvoje të pasur ndërkombëtare
Ahmedi ka një karrierë të pasur duke luajtur në klube të ndryshme evropiane, përfshirë Südtirol, Celje, Maribor, Ironi Kiryat Shmona, Inter Zaprešić, dhe së fundmi, Shakhtyor Soligorsk në Bjellorusi. Gjatë qëndrimit të tij në Shakhtyor Soligorsk, ai regjistroi 82 paraqitje dhe shënoi 10 gola, duke qenë një nga lojtarët më të spikatur të ekipit që fitoi dy herë titullin kampion dhe 2 Super Kupa të Bjellorusisë.
Mesfushori kishte një periudhë të shkurtër edhe me KF Shkëndija në vitin 2020, ku u dallua me 4 gola në 17 ndeshje. Tani, me më shumë përvojë dhe pjekuri, ai është gati të kontribuojë në sukseset e mëtejshme të klubit.