Shkëndija eliminohet nga Liga e Kampioneve

Shkëndija ka befasuar duke u eliminuar nga Liga e Kampionëve, pas humbjes 1:2 në shtëpi nga skuadra estoneze, Kalju.
Skuadra shqiptare, kampione në Maqedoninë e Veriut, është mposhtur 1:2 në shtëpi të martën pasdite, për t’u eliminuar befasisht nga faza e parë e Ligës së Kampionëve.

Marketing

Shkëndija në këtë ndeshje hyri me epërsi 0-1 nga ndeshja e parë, duke qenë favorit i madh para ndeshjes së kthimit.

Mysafirët e Kalju, e nisën mirë takimin kur në minutën e 6’ shënuan për 0-1, me anë të Maximiliano Ugge.Pas shumë tentativave, Shkëndija arriti të barazonte në 1:1, në minutën e 62’.Ishte Agim Ibrahimi që u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë .Befasia e madhe ndodhi në minutën e 90’, kur Liliu shënoi për 1:2, për të eliminuar Shkëndijën.