Shkëndija fiton Brerën dhe merr kreun, Shkupi mundet nga Vardari

Vardari ka mundur 3:2 Shkupin, në ndeshjen më interesante të xhiros së 14-të në elitën e futbollit vendor. Golat e fitores për ekipin e Vardarit u shënuan nga Zakariq, Nikollkvski dhe Micevski, ndërsa finalizimet e Kandas dhe Ibishit rezultuan vetëm për statistikë. Kampionë në fuqi, Struga Trim Lum mposhti 1:0 Rabotniçkin me golin e Kehindes.

Marketing

Fiton edhe Shkëndija e Tetovës, pasi mundi në terren vendas Brera Strumicën me rezultatin 4:3. Në ndeshjet tjera Gostivari deklasoi Voska Sportin me rezultatin 4:0, Sileksi triumfoi ndaj Pelisterit me shifrat 1:0, ndërsa takimi Tikveshi – Besa përfundoi me barazim pa gola.

Pas 14 xhirove të zhvilluara Shkëndija renditet e para me 27 pikë aq sa ka edhe Gostivari në vendin e dytë dhe Sileksi në vendin e tretë, ndërsa Rabotniçki mban pozitën e katërt.

Marketing