Shkëndija e Tetovës sot përballet me Dudelanzhin e Luksemburgut në kuadër të Ligës së Kampionëve. Trajneri i kuqezinjve Qatip Osmani paralajmëroi një lojë më ndryshe nga ajo me Nome Kalju, e cila e eliminoi nga Liga e Kampionëve. Osmani tha se në ndeshjen e sotme do ta aktivizojë edhe përforcimin më të ri, brazilianin Felipe.
Kapiteni i skuadrës, Armend Alimi tha se Shkëndija e ka analizuar mirë ekipin kundërshtarë, ndërsa për ndeshjen e nesërme kërkoi mbështetjen maksimale të tifozëve. Interesant është fakti se me shortin e hedhur Shkëndija serish mund të përballet me ekipin e Nome Kalju.
Por për të ndodhur kjo, Shkëndija duhet ta eliminojë Dudelanzhin, ndërsa Nome Kalju të eliminohet nga Seltiku, me të cilën përballet në kuadër të Ligës së Kampionëve. Ndeshja Shkëndija – Dundelanzh zhvillohet sot nga ora 17:55 minuta, në arenën “Todor Proevski” në Shkup.