Shkëndija e Tetovës ka kaluar në raundin e dytë të Ligës së Konferencës.
Skuadra shqiptare sot barazoi 2:2 në udhëtim me Araratin.
Por Shkëndija avancon tutje falë fitores 2:0 në ndeshjen e parë.
Shkëndija shënoi dy gola në pjesën e parë, por në të dytën vendasit e barazuan rezultatin.
Juan Bravo realizoi autogol në minutën e dytë, për epërsinë 1:0 të Shkëndijës.
Për 2:0 shënoi Sindrit Guri në fund të pjesës së parë (45+3’).
Kështu ekipi nga Tetova siguroi një biletë për raudin tjetër në Ligën e Konferencës.
E që do të përballet me Valmieras më 21 korrik ndeshjen e parë, ndërsa 28 takim e dytë.