Shkëndija kundër Sileksit nis sezonin e ri

Dita e sotme sjell katër ndeshje në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut. Përballje interesante pritet të zhvillohet në Strugë aty ku Shkëndija do t’i mat forcat me Sileksin e Kratovës.

Marketing

Tetovarët luajnë në Strugë shkaku i pezullimit të fushës së tyre me dy ndeshje, për ngjarjet e ndodhura sezonin e shkuar në duelin me Shkupin, ndërsa nisin sezonin e ri direkt në xhiron e dytë, pasi dueli i xhiros së parë me Skopjen është shtyrë për datën 17 gusht, me kërkesë të Shkëndijës që kishte angazhime në Ligën e Konferencës.

Dueli Shkëndija-Sileksi luhet në stadiumin e qytetit në Strugë me fillim në orën 17:00, ndërsa në të njejtën kohë zhvillohen edhe takimet Bregallnica-Struga Trim Lum, Pobeda-Tikveshi, Rabotniçki-Akademia Pandevin, ndërsa Skopje këtë xhiro është e lirë.