Skuadra e Shkëndijës arriti që të mbrojë titullin kampion në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë së Veriut, pasi që në kuadër të javës së 32 -të mundi Rabotniçkin me 1-0, falë golit të Onur Totres. Skuadra tetovare ka 13 pikë epërsi para Vardarit në katër jave para përfundimit të sezonit aktual. Ndërkohë në derbin e dytë të javës së 32-të, nuk kishte fitues mes FC Shkupit dhe Vardarit, në një sfidë ku u shënuan 4 gola. Serzhinjo dhe Bajrami shënuan për vendasit, ndërsa për Vardarin golat i shënuan Zhuninjo dhe Micevski. Skuadra e Renovës vulosi largimin e Pobedës nga Liga e Parë, pasi e mundi me 9-1, ku sulmuesi vendas Vlatko Stojanovski shënoi 4 gola. Në përballjet e tjera, Bellasica mundi Makedonija Gjorçe Petrovin me 3-1, ndërsa Sileksi në Krarovë mundi skuadrën e Akademia Pandevit me rezultat të pastër 3-0. (foto: Ekipa.mk)
Liga e Parë – Java 32
Rabotniçki 0-1 Shkëndija
FC Shkupi 2-2 Vardari
Renova 9-1 Pobeda
Bellasica 3-1 Makedonija Gj.P.
Sileksi 3-0 Akad. Pandev