Kampioni aktual Shkëndija i ka dhënë fund serisë pozitive të Pobedës, në përballjet mes tyre. Pas tri humbjeve “kuqezinjtë”, sot në Turnovë, si mysafir me rezultatin 2:0 e mundën ekipin nga Prilepi.
Kjo ishte skuadra e vetme vendore e cila në tri ndeshje me radhë kishte marrë rezultat pozitiv në përballjet mes vete. Me këtë fitore Shkëndija, nuk lejoi që Vardari, t’ju ofrohet në tri pikë dallim.
“Kuqezinjtë” edhe pas javës së 16-të, me 37 pikë janë në krye të renditjes, ndërsa Vardari në pozitën e dytë ka 6 pikë më pak.