Shkëndija mposhtet në Norvegji, kërkon rikthimin në Shkup

Në kuadër të play-offit në Europa League, Shkëndija e Tetovës ka pësuar humbje nga Rosenborgu.

Marketing

Skuadra norvegjeze ishte dukshëm skuadër më e mirë që nga fillimi i ndeshjes, dhe në fund e fituan ndeshjen me rezultat, 3-1.

Tre golat për Rosenborgun i shënuan Jebali (’11), Nicklas Bendtner (’15) dhe Levi (’45).
Golin e vetëm dhe të nderit për tetovarët e shënoi Sergio Junior në minutën e 76-të.

Pas një jave, ndeshja e kthimit do të zhvillohet në Shkup, ku Shkëndija do ta kërkojë mrekullinë.

Marketing